“Luftë” për një abone, studentët dhe qytetarët presin me orë të tëra për ta marrë

Shqipëria

“Luftë” për një abone, studentët dhe qytetarët presin me orë të tëra për ta marrë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Radhë të gjata studentësh dhe qytetarësh, janë krijuar në pikat ku merren abonetë  mujore.

Sot është dita e fundit e muajit dhe duke nisur nga nesër studentët duan të pajisjen me abonenë mujore, në mënyrë që të lëvizin me transport urban.

Kjo problematikë ku vijon prej kohësh, ku studentëve por edhe qytetarëve ju duhet të presin me orë të tëra me marrë abonenë, me të cilën ato do të lëvizin për muajin prill.

Por edhe pas pritjes për orë të tëra studentët mund të ngelen edhe pa abone, pasi duke qenë se numri është shumë i lartë, ato mund të mbarojnë.

Problem është edhe keqmenaxhimi, për shkak se ekzistojnë vetëm disa pika në kryeqytet ku mund të marrësh abone.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat