Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati u shpreh se Reforma në Drejtësi nisi si propagandë u pa që tendenca e pushtetit ishte për të kapur sistemin e drejtësisë.
Ajo tha se sot vendi nuk ka kemi gjykata, dhe se një proces administrativ apo civil zgjat për disa vite e se askush nuk di të thotë se kur do kemi gjykata apeli.
Bushati: Ne juristët nuk ishim shumë optimistë për reformën në drejtësi. Reforma nisi si propagandë u pa që tendenca e pushtetit ishte për të kapur sistemin e drejtësisë. Në asnjë shtet të Evropës nuk është parë një skemë e tillë me disa institucione. Sot nuk kemi gjykata, një proces administrativ apo civil zgjat për disa vite. Askush nuk di të thotë se kur do kemi gjykata apeli.
Arrestimet për incineratorët, kemi të bëjmë me hetime të kontrolluara në kohë që shkojnë paralel me çështjet politike të ditës.