Bulqizë/ Përdoreshin për biznes, policia ndërhyn për lirimin e ambienteve të Pallatit të Kulturës

Shqipëria

Bulqizë/ Përdoreshin për biznes, policia ndërhyn për lirimin e ambienteve të Pallatit të Kulturës

Më: 1 prill 2022 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia e Bulqizës ka ndërhyrë për lirimin e ambienteve të pallatit të kulturës që përdoreshin për biznes.

Mëngjesin e sotëm ka ndërhyrë policia lokale për lirimin e ambienteve të pallatit të kulturës që përdoreshin për biznes. Të pranishëm ishin edhe forca të FNSH së Shkodrës, por nuk pati rezistencë.

Edhe pse bashkia Bulqizë kishte njoftuar rreth një muaj më parë pronarët  e lokaleve për lirimin e ambienteve të cilat përdoreshin për biznes nga pronarët që ushtronin aktivitetin nuk është marrë parasysh.

Aksioni për lirimin e ambienteve filloi në orën 04.30 të mëngjesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat