KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj

Shqipëria

KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj

Më: 1 prill 2022 Në ora: 09:45
Erjon Shehaj

Këshilli i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyre drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj.

Vendimi u dha këtë të premte nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Theo Jacobs.

Erjon Shehaj e ka nisur punën si prokuror në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe është pjesë e prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Lezhë.

Më herët, ai ka qenë oficer i policisë gjyqësore në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa gjatë punës së tij si prokuror në Lezhë ka hetuar një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë dhe tjetërsimin e pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku u prangosën disa persona, mes të cilëve dhe zyrtarë publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat