A e morët vesh? Edi Rama ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Pse mendoni se e ka bërë?
Mos u gëzoni dhe as mos u hidhëroni para kohe pasi kjo ishte gënjeshtra për 1 prill me të cilën Enki me rubrikën e saj Vox Pop në "Ditë e Re" në Rtv Ora provokoi qytetarët.
Po sa ranë ata në kurthin e 1 prillit?
"Jam shumë i mërzitur se Ramën e kam numër 1. Kam vite që rri larg dhe e dua Edi Ramën. Unë jetoj në një vend shumë të varfër, Çikago".
"Ik me gjithë Ramën, një m*t janë të tërë nga fillimi në fund".
"Merru me Ramën merru…"
"As gëzohem as mërzitem, nuk jetoj këtu fare."
"Nuk kam dëgjuar gjë. Më gëzon. Me çfarë janë bërë këto, me çfarë janë marrë të mëdhenjtë fare?"