Nuredin Dumani fshihej në Kosovë, hyri në Shqipëri 1 javë më parë vetëm për të bërë vrasje. Në makinën e vjedhur 5 litra benzinë

Shqipëria

Nuredin Dumani fshihej në Kosovë, hyri në Shqipëri 1 javë më parë vetëm për të bërë vrasje. Në makinën e vjedhur 5 litra benzinë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 10:02
Nuredin Dumani

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i të shumë kërkuarit Nuredin Dumani, në qytetin e Fierit.

“Ora News” mëson ekskluzivisht se nga verifikimet e kryera gjatë këtyre ditëve, policia ka zbuluar se Nuredin Dumani ka hyrë në Shqipëri, duke hyrë nga territori i Kosovës me emër të ndryshuar.

Dumani ka qënë i shoqëruar nga shtetasja kosovare Mirjetë Hajdini, ku të dy sëbashku kanë kaluar pikën kufitare duke përdorur karta të identifikimit të shtetit të Kosovës.

Dumani ka përdorur një dokument identiteti të falsifikuar. Ai ka mbëritur në Shqipëri vetëm për të  kryer vrasjen e kundërshtarit të tij Talo Çela, për të cilin kishte marrë të dhëna nga informatorët e tij se ndodhej në Elbasan.

Hyrja e tij në territorin shqiptar është bërë 1 javë më parë, duke u vendosur në qytetin e Fierit, pikërisht në apartamentin që u mor me qira dhe që Dumani do e përdorte si bazë strehimi të armëve para dhe pas atentatit në Elbasan.

Zbulimi i vendodhjes së Dumanit është bërë nga një telefonatë e kryer në polici nga vetë persona bashkëpuntorë të tij. 

Ndërkohë në vazhdën e hetimeve të kryera, policia dhe prokuroria e Elbasanit mësohet se kanë mbajtur në monitorim edhe motrën e Dumanit, e cila punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shqipëri.

Ndërsa mjaft prova janë gjetur në makinën “BMW X5”, e cila ishte braktisur dhe bërë shoshë nga plumbat.

Në makinë janë gjetur dy armë pistoletë dhe një automatik kallashnikov si dhe një sprajt për të bërë dezifektimin dhe fshirjen e gjurmëve të gishtave.

Mes sendeve të sekuestruara policia gjeti dhe tre maska doreza, dhe 5 litra benzinë.

Makina rezulton e vjedhur, por ende nuk është përcaktuar se në çfarë vendi është vjedhur dhe kujt personi i përket.

Kjo pasi makinës i janë fshirë totalisht të gjithë numrat serialë të prodhimit, dhe për pasojë deri në këtë fazë ende nuk është identifikuar se kujt i përket.

Po ashtu targat e mjetit kanë qenë të vjedhura në qytetin e Durrësit.

Pritet që nga sot Nuredin Dumani, ti nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë nga prokuroria e Elbasanit për dy masa sigurimi Personave “arrest në burg”.

Ndërsa më pas do jetë dhe Prokuroria e Posaçme SPAK që do zbatojë masën e arrestit në burg për Dumanin pasi akuzohet nga SPAK për vrasjen e 4 personave në Durrës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat