Arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako/ Konfirmon SPAK: Vendimi është ekzekutuar në orën 03:30

Shqipëria

Arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako/ Konfirmon SPAK: Vendimi është ekzekutuar në orën 03:30

Më: 1 prill 2022 Në ora: 10:57
Alqi Bllako

Alqi Bllako është arrestuar. SPAK ka njoftuar se Vendimi është ekzekutuar në orën 03:30.

Njoftimi:

Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako.

Vendimi është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31.03.2022.

Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat