Aktivistja shqiptaro-amerikane ka dalë me një reagim me tone të revoltuara në rrjetet sociale në lidhje me lajmet që qarkulluan ditën e djeshme se ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako ishte arrestuar, ndërkohë që më pas i ishte arratisur drejtësisë.
Jo vetëm kaq, por policia bëri të ditur mëngjesin e sotëm që Bllako ishte vetëdorëzuar në komisariat që mbrëmjen e djeshme.
Kokalari shkruan se duhet të investigohen ata që nxorën fillimisht lajmin se Alqi Bllako është arrestuar për të zbërthyer gjithçka që fshihet pas kësaj historie.
“Alqi Bllako i qenka arratisur drejtësisë. Tashti një pyetje kam; kush e nxorri lajmin që ai ishte arrestuar? Sepse seriozisht këta duhen të investigohen.
Dhe t’ju them të drejtën as nuk dua t’ju degjoj për statusin e djeshem qe shkruajta. Unë do vazhdoj të besoj në sistemin e drejtësisë dhe në ndërgjegjen e Shqiptarëve. Ishte ky besim që Shqipëria do të bëhet që më rradhiti që në ditët e para me Berishën dhe luftën për të shpëtuar opozitën. Dekurajimi sjell vetëm humbje.”, shkruan Kokalari.