Dy ditë më parë Alqi Bllako hoqi dorë nga mandati i deputetit të PS-së, nisur nga kërkesa e SPAK për arrestimin e tij si i dyshuar për përfshirjen në aferën e inceneratorëve.
Pas largimit të Bllakos në bazë të renditjes në listë, këtë pozicion pritet që ta marrë tashmë socialisti Pandeli Majko.
Nisur nga dyshimet që u hodhën mbi arrestimin e Bllakos, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale.
“Ore mirë Alqi që u vonua për të shkuar në Polici, por po vonohet edhe Pandi të marrë mandatin në Parlament..”, shkruan Manjani.