Berisha: Basha ka thënë se është kandidat për president

Shqipëria

Berisha: Basha ka thënë se është kandidat për president

Më: 1 prill 2022 Në ora: 23:01
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thënë se Lulzim Basha do të jetë kandidat për president të Shqipërisë.

I pyetur se a ka dëgjuar se Edi Rama ka në mendje ta zgjedhë Lulzim Bashën president, Berisha tha se këtë e ka dëgjuar nga vet Lulzim Basha.

"Unë e di nga Lulzim Basha, jo se ma ka thënë mua.

Por e kam dëgjuar që ai e ka thënë, jam kandidat për president", tha Berisha në emisionin "Zonë e ndaluar" në tv Klan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat