Avokati i Bllakos justifikon udhëtimin me pronarët e inceneratorëve: “Nuk është provë”

Shqipëria

Avokati i Bllakos justifikon udhëtimin me pronarët e inceneratorëve: “Nuk është provë”

Më: 2 prill 2022 Në ora: 13:29
Sokol Hazizaj

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish deputetin socialist Alqi Bllako, mbi të cilin rëndojnë akuza për Korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj në një deklaratë për mediat është munduar të justifikojë udhëtimin e Bllakos me pronarët e inceneratorëve duke thënë se nuk është një provë bindëse përsa kohë që nuk është provuar që bileta është blerë nga Zoto për Bllakon.

“Nuk është provë bindëse sa kohë që nuk është provuar që bileta është blerë nga Zoto për Bllakon”, është shprehur avokati i Alqi Bllakos.

“Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako, dakord? Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i ministrave”, ka thënë më tej, Hazizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat