Akuzat për projektin e sheshit të Flamurit/ Rama i përgjigjet grupit të Berishës

Shqipëria

Akuzat për projektin e sheshit të Flamurit/ Rama i përgjigjet grupit të Berishës

Më: 2 prill 2022 Në ora: 14:42
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Komisionit të Rithemelimit  në lidhje me akuzat për projektit të sheshit të Flamurit në Vlorë.

Rama me ironi e quan grupimin e Berishës si “foltorexhinjtë”, ndërsa shton se ata nuk dinë të bëjnë gjë tjetër “përveç përshesheve me baltë”. Sipas Ramës, sheshit i Flamurit do të jetë një tjetër projekt spektakël në Vlorën e rilindur.

“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobusësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazmë, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar me gjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!” shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat