Këlliçi: Konsensusi për presidentin vetëm një figurë larg PS-së, referendumi nuk është arritur

Shqipëria

Këlliçi: Konsensusi për presidentin vetëm një figurë larg PS-së, referendumi nuk është arritur

Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:15
Klejd Këlliçi

Në një intervistë për RTV Ora, politologu Klejd Këlliçi u shpreh se është dashur edhe më parë që presidenti të zgjidhej me referendum nga populli, por një gjë e tillë nuk është arritur.

Sipas tij, e vetmja mënyrë se si të zgjidhej në mënyrë konsensuale të ishte figurë shumë larg PS-së dhe PS do ta pranonte.

Këlliçi: Vetëm nëse ka një konsensus nga mazhoranca parlamentare për t’i thënë mundësinë opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri. Kanë dashur edhe më parë që presidenti të zgjidhej me referendum nga populli, por një gjë e tillë nuk është arritur. Është hedhur disa herë si tezë, por duhet të bëhen ndryshime kushtetuese që të kemi një president nga populli. Për një mirëkuptim e shoh shumë të vështirë mes palëve. E vetmja mënyrë se si të zgjidhej në mënyrë konsensuale të ishte figurë shumë larg PS-së dhe PS do ta pranonte.

PD ka probleme të brendshme dhe duhet të bjerë për rezultatin për zgjedhjeve lokale dhe që ishte përfundimtar për marrjen e flamurit të drejtimit të PD-së. PD duhet të jetë i qartë se Berisha ka fituar zgjedhjet dhe ta lëmë atë që ka për të bërë dhe të vuajmë pasojat e kësaj zgjedhjeje. Partitë politikë nuk duhet ta zgjedhin një kryetar partie që të jetë një balancë force brenda partisë, por ta shohin në një aspekt më të gjerë sepse asnjë parti nuk ka aq anëtarë sa për të fituar zgjedhjet, sepse kërkohen vota përtej.

Këlliçi shtoi se vendi ynë ia ka hequr mundësinë që sistemi parlamentar të bllokohet nëse nuk zgjidhej presidenti dhe të kalohej në zgjedhje të parakohshme.

Këlliçi: Cila do të jetë e ardhmja e PD-së? A do të jetë Berisha ai që i duhet PD-së për të fituar zgjedhjet, sepse gjithçka luhet për këtë pikë. Kryetari i partisë është i fuqishëm dhe mund të bëhet kryeministër dhe kontrollon mazhorancë parlamentare; 3 funksione që vijnë si një funksion thellësisht parlamentar. Ne kemi hequr mundësinë që sistemi parlamentar të bllokohet nëse nuk zgjidhej presidenti dhe të kalohej në zgjedhje të parakohshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat