Rikthehet ‘Dita pa Makina’

Shqipëria

Rikthehet ‘Dita pa Makina’

Më: 3 prill 2022 Në ora: 07:33
Ilustrim/ Erion Veliaj

Ditën e sotme, qytetarët duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë. Kjo sipas një vendimi të qeverisë shqiptare, që të dielat e para të çdo muaji do të jenë pa makina, për t’i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të ‘shpëtojë’ nga ndotja e gazrave të çliruar.

Në kryeqytet janë marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve për ditën e sotme në disa rrugë të qytetit, ku kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Po ashtu ky vendim do të respektohet edhe në qytetet e tjera.

Në Berat, në mungesë të automjeteve, pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive. Po ashtu edhe në Durrës kufizimi i qarkullimit do të fillojë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00.

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Fierit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës, ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit.

Në Lezhë do të jenë të bllokuara rrugët kryesore të qytetit nga ora 08:00-16:00.

Në ditët pa makina, dy prej akseve kryesore rrugore të qytetit të Kukësit, nga ora 10:00 deri në orën 21:00, do të kenë kufizim të qarkullimit të të gjithë automjeteve, përveç mjeteve të emergjencës, Ambulancë, Zjarrfikëse, mjete të Policisë së Shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat