Një makina ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Fushë Krujë duke përfunduar në kanalin në anë të saj.
Burime bëjnë me dije për Panorama.al se për pasojë janë plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Ndërkohë që plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.