“Dita pa makina”, edhe në Vlorë, Korçë e Gjirokastër bllokohet qarkullimi në disa akse

Shqipëria

“Dita pa makina”, edhe në Vlorë, Korçë e Gjirokastër bllokohet qarkullimi në disa akse

Më: 3 prill 2022 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Sot në Vlorë me nisëm të bashkisë se Vlorës është caktuar si e diela pa makina.

Kjo nismë është marrë për mbrojtjen e mjedisit, dhe për kursimin e karburanteve.

Gazetari i Ora News, Edi Ruçi, bën me dije se disa prej akseve kryesore si bulevardi “Vlorë- Skelë”, apo dhe Lungomare është i ndaluar totalisht qarkullimi.

Mësohet se kanë mbetur të hapur rrugët dytësore ku lejohet të qarkullojnë automjetet të cilat kanë urgjenca apo linjat e autobusëve urbanë.

Po ashtu nismës i është bashkaur edhe Bashkia Korçë. 

Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv."Republika" dhe Blv."Rilindasit" që prej orës 09:00-19:00.

Gjithashtu edhe në Gjirokastër  do të ketë ndalim të qarkullimit të mjeteve private në zonën e bulevardit kryesor të Lagjjes “18 Shtatori”,prej rrethrrotullimit të dytë ( pranë Tirana Bank), deri tek sheshi qëndror, Lagjja “18 Shtatori”. 

Qarkullimi do të bllokohet prej orës 10:00 deri në orën 19:00. Lëvizja e makinave për transport publik do të devijojë në unazën e qytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat