Valixhja e dyshimtë në qendër të Fierit, policia: Presim forcat xheniere

Shqipëria

Valixhja e dyshimtë në qendër të Fierit, policia: Presim forcat xheniere

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Një valixhe e dyshimtë ka alarmuar policinë e Fierit. 

Ngjarja u regjistrua pak minuta më parë. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se valixhja e braktisur është gjetur në qendër të Fierit. Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në këtë zonë.

NJOFTIMI I POLICISE

Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.

Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat