Lëvizja e mjeteve në Urën e Shtrezës në Kukës është bllokuar për shkak të shembjes së urës.
Mësohet se firma mirëmbajtëse e rrugës Kukës-Shishtavec, ka bllokuar qarkullimin me vendosjen e blloqeve të betonin në dy anët e urës.
Sipas ARRSH, ura është e rrezikshme për kalimin mjeteve dhe duhet ndërtuar nga e para. Ndërkohë po diskutohet hapja e një bypassi te rruga e vjetër ndërkohë udhëtarët që duhet të përdorin këtë aks, duhet të shfrytëzojnë pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë për të lëvizur më pas në rrugën Krusheve-Dragash-Morine-Kukës për të ardhur në qytet apo për të shkuar në Shishtavec.
Ura në fjalë është pjesë e rrugës Kukës- Shistavec, një investim i përfunduar në vitin 2013.
Në fakt sipas asaj që raportohet i gjithë segmenti i rrugës Kukes- Shishtavec që përshkon Gryken e Vanave ka shkarje masive të gurëve.
Ndërkohë paraditen e ditës së sotme në rrugën Kukes-Shishtavec nga Ura e Nimcës deri Shtrezë ka pasur reshje bore.