Bllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit, reshjet e shiut shkaktojnë rrëshkitje anësore të dheut

Shqipëria

Bllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit, reshjet e shiut shkaktojnë rrëshkitje anësore të dheut

Më: 3 prill 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Rreshjet e dy ditëve të fundit të shiut të shoqëruara edhe me dëborë kanë sjellë probleme në aksin e bypasit të rrugës së Arbrit në Qaf Murriz.

Në këtë aks rrugor ka pasur rrëshkitje anësore të rrugës, duke e bllokuar qarkullimin e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Firma kontraktore po vazhdon me punimet për zhbllokimin e rrugës dhe lehtësimin e qarkullimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat