Gjendja e rrugëve të Tiranës del në dritë sa herë bie një pikë shi. Më në periferi kalimi në këto rrugë kthehet në një mision të pamundur. Bashkia e Tiranës ka lënë jashtë vëmendjes edhe rrugët në lagjen e Astirit, të cilat përmbyten vazhdimisht.
Mjafton një pike ujë për të përmbytur rrugët e Tiranës të cilat gjithmonë janë në këtë gjendje.
Në një nder rrugët kryesore në lagjen e Astirit, 10 metra nga rruga kryesore “Sokrat Miho”, gropat e mëdha të rrugës në kohë me shi vështirësojnë jo vetëm kalimin e këmbësoreve, por edhe të automjeteve.
Banoret e kësaj zone shprehen se asnjëherë nuk është investuar edhe pse në bashki kanë bërë disa kërkesa.
“Kemi bërë kërkesë, nuk ka ardhur askush se po të vinin e ta shikonin në çfarë gjendje është do e kishin marrë mundimin ta rregullonin."
Për të kaluar në të, qytetarët kanë vetëm një zgjidhje.
“Vetëm me vesh çizmet e llastikut edhe me kaluar këtu."
Gjendja e kësaj rruge është e tille edhe për shkak te betoniereve te cilat kalojnë vazhdimisht.
“Ndërrohet këtu kalojnë betoniere gjithë kohës edhe është bërë edhe më keq akoma."
Problematika e rrugëve te Tiranës mbetet gjithmonë prezente për shkak të neglizhencës së Kryebashkiakut për rrugë të cilat ndodhen më në periferi.