Alibeaj çon në Apel vendimin e shkallës së parë për njohjen e Kuvendit të Berishës

Shqipëria

Alibeaj çon në Apel vendimin e shkallës së parë për njohjen e Kuvendit të Berishës

Më: 4 prill 2022 Në ora: 15:34
Enkelejd Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Gjykatën e Apelit një padi për prishjen e vendimit të shkallës së parë të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më 25 mars 2022, që njohu Statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit, thirrur nga Sali Berisha.

Ky vendim i gjykatës bëri që ligjërisht në krye të PD-së, të njihej që prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit si organi drejtues i partisë.

Alibeaj kërkon sot nga Apeli prishjen e vendimit të 25 marsit si dhe pushimin ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese.

Një ditë pas vendimit të gjykatës, PD e kallëzoi në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri, ndërsa sot ankimoi çështjen në gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat