Ekzekutimi i biznesmenit të kromit në atentat, zbulohen edhe dy emrat e tjerë që përdorte Iljaz Çali

Shqipëria

Ekzekutimi i biznesmenit të kromit në atentat, zbulohen edhe dy emrat e tjerë që përdorte Iljaz Çali

Më: 5 prill 2022 Në ora: 14:33
Ekzekutimi i biznesmenit në Shqipëri

Ekzekutimi me armë zjarri brenda makinës së tij dy ditë më parë i Iljaz Çalit mbetet ende e mister.

Policia nuk ka autorë dhe as motive për këtë ngjarje.

“Panorama” ka mësuar se viktima njihej me 3 emra, Julian, Jurgen dhe Iljaz Çali.

Çali kishte një biznesi kromi. 37-vjeçari rezultonte të kishte një biznes të përpunimit të kromit që prej janarit 2011, ku disponon 50% të aksioneve në kompani Çali-Metal.

Kompania ushtron aktivitet nga një zyrë në fshatin Nikël të Fushë-Krujës dhe 50 për qind te aksioneve i zotëron i vëllai, Zeqir Çali.

Por, Policia në bazë të informacioneve që ka mbledhur lidhur me njohjet dhe miqësitë e viktimës është ndaluar edhe te njohjet e tij me Gjin Nikën, personin që konsiderohej jo vetëm vrasës me pagesë, por edhe një prej personave që kishte mundur të vriste disa rivalë në biznes.

Edhe pse Policia nuk ia vërtetoi asnjëherë, Gjin Nika u ekzekutua fiks 8 vite më parë thuajse në të njëjtën pritë fatale siç ndodhi edhe ekzekutimi i së hënës mbrëma.

Pistat e hetimit për ekzekutimin e Iljaz Çalit janë ajo e larjes së hesapeve, por edhe ajo e konfliktit për biznesin e kromit.

I dyshuar si autor i disa vrasjeve për kromin e Bulqizës dhe plagosje, por asnjëherë i dënuar për to, 35-vjeçari Gjin Nika u qëllua me 30 plumba automatiku bashkë me mikun e tij, Fabio Xhunga, 33 vjeç.

Dy shokët po ktheheshin mbrëmjen e së enjtes nga Rinasi, ku kishin qenë në një lokal me të njohur të tyre, drejt Tiranës.

Ata ndodheshin në një motor “Yamaha” me targë “AA441” dhe po kalonin pranë urës së Tapizës, në afërsi të fshatit Qerekë kur u qëlluan për vdekje. Sipas Policisë, Nika dhe Xhunga u qëlluan nga një makinë, nga dy lloj armësh, duke i lënë të vdekur në mes të rrugës nacionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat