Një grua gjendet e pajetë brenda një barake, dyshimet e policisë për ngjarjen

Shqipëria

Një grua gjendet e pajetë brenda një barake, dyshimet e policisë për ngjarjen

Më: 5 prill 2022 Në ora: 18:04
Ilustrim

Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë në një barake në Vlorë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, ndërsa gruaja është ende e paidentifikuar.

“Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”,  Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor  dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat