Ish-kryeministri Sali Berisha është i vendosur për të kundërshtuar çdo propozim të kryeministrit Edi Rama për Presidentin e ri të vendit.
“PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse Rama vendos që Presidentin ta propozojë opozita, do të nisim konsultime me të gjitha organet e PD-së. Nuk pranoj ndërhyrje nga askush”.
Vendimi për të propozuar një emër për Presidentin thotë Berisha, “do të merret vendim nga forumet më të larta të PD-së, Këshilli Kombëtar që do të zgjidhet në kuvendin e 30 prillit”.
I pyetur për kandidaturën e mundshme të Lulzim Bashës, dhe nëse do ta votonte për President, Berisha u tha gazetarëve:A ka mundësi të mos bëni shaka?