Departamenti Amerikan i Shtetit pritet të shpallë së fundi të tjerë persona non grata në Shqipëri.
Në qarqet politike dhe mediatike të Tiranës qarkullojnë informacione se 2 deri në 4 persona mund të shpallen non grata nga Departamenti i Shtetit.
Mediat raportojnë se kjo nuk është një çështje muajsh apo javësh, por çështje orësh, ndoshta gjatë ditës së sotme ose shumë shpejt në ditët e ardhshme disa persona nga fusha e biznesit apo pjesa e politikës priten të shpallen non grata.
Thuhet se lajmi të bëhet publik nga Departamenti i Shtetit në ambasadën amerikane në Tiranë