Nis mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, Gjiknuri: Do të përgatisim aktet e reja bazuar në statut

Shqipëria

Nis mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, Gjiknuri: Do të përgatisim aktet e reja bazuar në statut

Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:34
Damian Gjiknuri

Është mbledhur Asambleja Kombëtare e PS. Fillimisht mbledhjen e ka nisur sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili theksoi se PS ka ditur të adoptohet me kërkesat e kohës.

Gjiknuri se asambleja i paraprin Kongresit të PS, ku në agjendë do të jetë edhe votëbesimi i sekretariatit

Damian Gjiknuri: Kjo mbledhje i paraprin Kongresit të PS-së, një kongres shumë i rëndësishëm, jo vetëm për faktin se bëhen përmirësimet statutore të PS-së gjithnjë me fokus mirëorganizimin e saj përfshirë dhe përgatitjen e saj si një fuqi e padiskutueshme elektorale për zgjedhjet vendore të vitit tjetër. Por nga ana tjetër është një Kongres i rëndësishëm sepse mbahet në një moment të rëndësishëm që po kalon Shqipëria. Momenti vërtet, shumë njerëz do ta quanin moment të vështirë për shkak të krizave. Shumë njerëz janë dëshmitarë dhe e dimë shumë mirë përballjen  që ka kjo mazhorance dhe si se i po vjen në ndihmë qytetarëve. Një nga temat me rëndësi është edhe tematikat që kanë të bëjnë me sfidat që ka kaluar Shqipëri dhe alternativat që hap qeveria. Së fundmi në agjendë do të keni edhe votëbesimin e sekretariatit.

Statuti i PS reflekton synimet që i kemi vënë vetes. Kemi të bëjmë me disa elementë të ri të partisë, ku jo vetëm që i krijojmë mundësinë e rizgjedhjes së kryetarëve të partisë në të gjithë Shqipërinë, dhe kjo nuk bëhet pa qëllim por për të rinovuar strukturën. Kjo nuk do të thotë se kryetarët aktualë që iu ndërpritet mandati nuk kanë të drejtë të kandidojnë, përkundrazi të gjithë të vlerëson. Nëpërmjet asamblesë do të përgatisim dhe aktet e reja bazuar në statut ku dhe do të mirë organizojmë të gjithëprocedurat se si do të përcaktohen kryetarët e rinj të partisë.

Ai tha se PS ndodhet në mandatin e tretë falë punës që ka bërë, ndërkohë ka shtuar se gjatë këtij mandati do të ketë dhe sfida më të mëdha.

Damian Gjiknuri: PS do të ketë një skelet administrativ ku do të administrohen të gjithë të dhënat e anëtarësisë, do të jetë një strukturë që do të japë llogari te kryetari i partisë por edhe te sekretariati ekzekutiv në qendër. Kjo bëhet për të forcuar punën e partisë Fati që PS është në pushtet sot, është falë qeverisjes së mirë është dhe për shkak të forcës sonë politike që ka ditur të organizohet. Jemi në mandatin e tretë, që është e paprecedente ë në politikën shqiptare dhe pikërisht kjo sjellë sfida të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat