Është hapur çanta e dyshimtë që u lokalizua para një lokali në Fier, pasditen e sotme.
Bëhet e dije se brenda çantës kishte një shall dhe disa libra.
Bëjmë me dije se çanta e dyshimtë fillimisht u pikas në lagjen “15 Tetori” në Fier, teksa policia raportoi se rreth orës 14:00 mori telefonatën e dyshimtë për çantën.
Ndërkohë kujtojmë se çanta u gjet në biznesin e 40-vjeçarit Henrik Hoxha, i cili u arrestua në të njëjtën natë me Nuredin Dumanin, jashtë apartamentit ku fshihej i shumëkërkuari.