Ristani: Vendimi i Gjykatës, në bazë të provave

Shqipëria

Ristani: Vendimi i Gjykatës, në bazë të provave

Më: 6 prill 2022 Në ora: 21:11
Arben Ristani

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani tha se vendimi për njohjen e Kuvendit të “11 Dhjetorit” erdhi pasi u njoh me të gjitha faktet e dokumentuara.

Sipas Ristanit, në Kuvend çdo anëtar përveç kartës së anëtarësisë kishte dhe kartën e identitetit duke mos lënë vend për aludime.

“Kuvendi i 11 Dhjetorit u mblodh siç e dini mbi bazën e një përcaktimi statutor të PD, në rastin kur është nevoja për Kuvendit, i njihet e drejta anëtarësisë.

Mbi këtë bazë Kuvendi u mblodh. Në bazën e statutit u mblodhën mbi normën mbi 4200 firma. Më pas u zhvillua Kuvendi ku çdo anëtar mori kartën e anëtarësisë krahas kartës ë identitetit. 4200 firma të shoqëruara me kartës e anëtarësisë bashkë me kartën e identitetit dhe më pas votimi ku janë mijëra votues që kanë vendosur firmën dhe kartën e identitetit, i gjithë ky dokumentacion është paraqitur në Gjykatë, kjo bëri që Gjykata ta cilësoi të vlershme Kuvendin dhe solli regjistrimin”, tha Ristani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat