Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Fabian Topallaj nga Bindja Demokratike u shpreh se ne kemi një establishment partish që janë të krimbura.
Sipas tij, arsyeja kryesore që kjo ndodh vetëm në vendin tonë është për shkak të sistemit politik që e mbajnë me thonj këtë sistem dhe nuk lejojnë lindjen e forcave të tjera politike.
Topallaj: Ne kemi një establishment partish që janë të krimbura, por nuk duhet të harrojmë se arsyeja kryesore që kjo ndodh vetëm në vendin tonë është për shkak të sistemit politik që e mbajnë me thonj këtë sistem dhe nuk lejojnë lindjen e forcave të tjera politike.
Vetëm në shoqëri ndodh që nuk e lejojnë që të vijë një ofertë tjetër politike. Vetëm në Shqipëri nuk ndodh që një parti të nxjerrë 2-3 deputetët dhe të bëhet promotorë ashtu sikurse Vetëvendosje.