Rama: Ka një strategji që nuk është strategji

Shqipëria

Rama: Ka një strategji që nuk është strategji

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:43
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka folur për anëtarësimin në NATO.

Gazetari Blendi Fevizu i thotë se ‘nuk keni pasur arritje të mëdha si ato të PD, për anëtarësimin në NATO, për rrugën e Kombit, nuk keni marrë as hapjen e negociatave.’

Kryeministri: Nuk kemi pasur arritje për ta çuar Shqipërinë në humnerë, as për ta bërë një vend qesharak ku kryeministri, nuk ftohej më askund. Të jemi të qartë fare fare, Shqipërinë në NATO nuk e anëtarësoi PD-ja se kjo është qesharake, por e morën SHBA-të dhe e futën me forcë organizatë.

Në atë kohë SHBA-të vendosën që të bënin një hap me natyrë strategjike prandaj jemi ende tek pragu i derës të BE-së që nuk e bën një hap me natyrë strategjike. Por ka një strategji që nuk është strategji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat