Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 41-vjeçarja

Shqipëria

Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 41-vjeçarja

Më: 8 prill 2022 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në luadër të operacionit policor të koduar “ROAD GUARD 12” u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. Sh., 41 vjeçe, banues në Sarandë.

Në aksin nacional Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasja E. Sh. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e saj tip “Honda”, nga Saranda për në Tiranë, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat