Artisti Bojken Lako u dënua me 3 vite burg pasi kishte hapur katër dritare pa leje.
Lajmi bëri shumë bujë, pasi miqtë e qeverisë nuk dënohen edhe pse po marrin prona luksi në bregdet.
"Nëse Bojken Lako do i këndonte arritjeve të Socializmës në Shqipëri, Partia e Erion Betonit jo 4 po 14 dritare do i kishte lejuar.
Por artisti Bojken Lako nuk është investitor strategjik. Nuk mbjell e nuk korr si ai lart. I di drejtësia këto.
Nëse ka diçka abuzive në Tiranë, janë lejet e ndërtimit që jep Erion Betoni," shkruan deputeti demokrat, Belind Këlliçi.