Forca të shumta kanë zbarkuar ditën e sotme, 8 prill në brigjet e lumit Fan në Mirditë. Kërkimet për trupin e vogëlushit 10-vjeçar kanë hyrë në ditën e 4 por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
Që nga dita e djeshme vijojnë punimet për të devijuar lumin pasi dyshohet se tek një urë e prishur të ketë ngecur 10-vjeçari, i cili dyshohet se u mbyt aksidentalisht teksa ishte duke luajtur me top.
Përveç urës, banorët dhe familjarët kërkojnë që të hapen portat e HEC-it në Reps.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 5 prillit.