Gjykata e rrethit gjyqësor në Tiranë, ka pranuar kërkesën për ankimim të Enkelejd Alibeajt për vendimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit
Sipas vendimit, ankimimin e Alibeajt kundër Komisionit të Rithemelimit do t’a shqyrtojë gjyqtarja Enkeljda Muça.
Kreu i grupit parlamentar, në PD, Enkelejd Alibeaj, ankimoi vendimin e gjykatës për t’i dhënë PD-në ish-kryeministrit Sali Berisha me Komisionin e Rithemelimit, më 4 prill 2022.
Në dokumentin e paraqitur, Alibeaj kërkoi prishjen e vendimit duke vendosur pushimin ose kthimin e çështjes për rishqyrtim.
Ankimimi erdhi pasi Gjykata e Tiranës njohu Komisonionin e Rithemelimit. Gjyqtari Agron Zhukri vendosi të regjistrojë ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-lideri Sali Berisha.
Ndërkohë sipas statutit Komisioni i Rithemelimit merr drejtimin e PD.