Kongresi i Partisë Socialiste i parashikuar të mbahet ditën e nesërme do të vijë me një risi sa i takon fjalimeve hapëse të tij.
Sipas axhendës së kongresit, ministrat do të flasin para nisjes së punimeve të tij, për prioritetet e dikastereve që ata drejtojnë duke u vendosur në pjesë të ndryshme të Tiranës. Fjalimet pritet të nisin pothuajse në të njëjtën kohë.
Kështu kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi do të vendosen pranë Sheshit Nënë Tereza.
Ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi do të kenë në fokus Integrimin dhe Politikën e Jashtme në fjalimet e tyre në një sallë në Pallatin e Kongreseve.
Çelja e punimeve të kongresit do të bëhet me fjalën e sekretarit të Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri në mesditë, për t’u pasuar nga Elisa Spiropali, Ditmir Bushati dhe Taulant Balla.
Kryeministri Edi Rama do të flasë në orën 12:35.
AXHENDA E PLOTË
Rinia dhe Inovacioni
Vendi: Ish-Kolonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
Folës: Erion Veliaj, Bora Muzhaqi
Integrimi dhe Politika e Jashtme.
Vendi: Sallë e Pallatit të Kongreseve
Folës: Olta Xhaçka, Niko Peleshi
Bujqësia dhe Siguria Ushqimore
Vendi: Sheshi Nënë Tereza
Folës: Frida Krifca, Arben Pëllumbi
Energjia, Mobiliteti, Mjedisi
Vendi: Sheshi Italia
Folës: Belinda Balluku, Mirela Kumbaro
Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale
Vendi: Bulevard
Folës: Ogerta Manastirliu, Delina Ibrahimaj
A)Çelja e punimeve të Kongresit (12:00-13:00)
12:00 – HAPJA E PUNIMEVE – Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH – Damian Gjiknuri.
12:05 -KËSHILLIMI KOMBËTAR – Elisa Spiropali-Paraqitje e rezultateve të procesit.
12:20 – HAPJA DHE FUQIZIMI I PS – Ditmir Bushati – Akademia, vizioni dhe roli i saj në përthithjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në radhët e PS.
12:30 – PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës – Taulant Balla.
12:35 – Fjala e Kryetarit të PSSH-së Edi RAMA.
B) Sesioni i punimeve formale
13:30 – Çelja e pjesës organizative.
13:35 – STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.
13:45-PROPOZIME për shtesa dhe përmirësime në draft statutin e PSSH-së. VOTIM i ndryshimeve në statut.
Ora 14:00- DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun.
14:15 – DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
15:00- MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT
SHËNIM: Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PSSH-së.
III. Sekretariati Ekzekutiv i Partisë të marrë masat organizative për zhvillimin e Kongresit të Partisë në përputhje më kërkesat e Statutit dhe Librit të Rregullave të Partisë.