4 dëshmorët e Policisë së Shtetit, Bashkia Gjirokastër emëron rrugën në kujtim të tyre

Shqipëria

4 dëshmorët e Policisë së Shtetit, Bashkia Gjirokastër emëron rrugën në kujtim të tyre

Më: 8 prill 2022 Në ora: 16:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Bashkia Gjirokastër, në nderim të kujtimit të 4 Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, emërton 4 rrugë, me emrat e tyre, Sali Shehu, Altin Dauti, Zaçe Biraçaj dhe Nuri Kërçanaj.

Në ceremoninë e zhvilluar në Bashkinë e Gjirokastrës mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi ka vlerësuar nismën e ndërmarrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për të nderuar, siç e meritojnë, Dëshmorët e Policisë, duke i vendosur emrat e tyre përkrah emrave të Dëshmorëve të tjerë dhe njerëzve të shquar që kanë kontribuuar për vendin.

Sot është një ditë e veçantë. Unë e vlerësova të vij edhe vetë, pasi që në fillim të marrjes së detyrës nga ana ime, një nga pikat më të rëndësishme ka qenë vlerësimi dhe mirënjohja, po patjetër dhënia e rëndësisë të gjithë të rënëve të krye të detyrës, Dëshmorëve të Policisë. Kjo nismë nuk mund të bëhej realitet pa ndihmën e pushtetit vendor. Kështu që unë gjej rastin edhe njëherë t’ju falënderoj z. kryetar i Bashkisë. Nisma të tilla ne duam që t’i çojmë përpara dhe të kemi dhe të tjera në vazhdim, ashtu siç kemi menduar dhe për të gjithë punonjësit e Policisë dhe familjarët e të rënëve në krye të detyrës dhe për shkak të detyrës, me marrëveshjen që kemi bërë me laboratorin mjekësor apo me atë të optikave, për një trajtim ndryshe dhe më preferencial, por do të vazhdojmë me nisma të tilla, të cilat do të jenë gjithmonë në të mirë të punonjësve të Policisë, për t’i dhënë atyre dhe uniformës që mbajnë vlerësimin e duhur dhe për të motivuar brezat e rinj që duan të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit- u shpreh, Gledis Nano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat