Arrestimi i policëve në Morinë/ Rama: U godit çerdhja e të korruptuarve! Të fshihet çdo njollë..

Shqipëria

Arrestimi i policëve në Morinë/ Rama: U godit çerdhja e të korruptuarve! Të fshihet çdo njollë..

Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:26
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të 32 zyrtarëve të policisë për keqpërdorim të detyrës, dhe marrje të ryshfetit.

Ndërsa ka përshëndetur operacionin e SPAK në pikën kuftare të Morinës, kreu i qeverisë shprehet se uron që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdojë deri sa të fshihet  “çdo njollë që ndot uniformën e policisë”.

“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”, shkruan Rama.

Aksioni i policisë së shtetit është përshëndetur nga spektri politik vendor.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat