Keni bërë plane për fundjavën? Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria

Keni bërë plane për fundjavën? Parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 9 prill 2022 Në ora: 09:40
Ilustrim

Vendi ynë vijon të jetë në ndikimin e vlerave të larta barike, të cilat do të sjellin deri në orët e mesditës dhe të pasdites mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të lehta vranësirash.

Sipas MeteoAlb, në orët në vijim parashikohet që në territorin shqiptar vranësirat të shtohen gradualisht, duke bërë që gjatë mbrëmjes dhe natës të jemi në dominimin e vranësirave të shumta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë Celsius deri në 21 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat