Zgjedhja e Presidentit të ri/ Veliaj: Duhet dikush diametralisht i kundërt me Ilir Metën

Shqipëria

Zgjedhja e Presidentit të ri/ Veliaj: Duhet dikush diametralisht i kundërt me Ilir Metën

Më: 9 prill 2022 Në ora: 09:55
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pak para nisjes së Kongresit të PS, në një intervistë për News24 foli dhe për zgjedhjen e presidentit të ri, ku tha se duhet të jetë një person “diametralisht i kundërt me Ilir Metën”.

Erion Veliaj: Secilit i është kërkuar të propozojë tre emra, po mendoj, por besoj që do duhet të shkëputemi nga një kontekst i një situate që kemi ku presidenti kryesisht shihet në publik si stërkëmbëshi kryesor i qeverisë.

Në mendjen time një president apo presidente e mirë nuk do përjashtoja që ka ardhur koha per nje presidente grua, duhet te jetë diametralisht i kundërt me Ilir Metën, na duhet një njeri që nuk bllokon dekretet, nëse Ilir Meta kalon kohë banaqeve gjysmë i dehur duke i shpallur luftë Amerikës na duhet dikush që i shëron këto plagë e ne sillemi si një shtet serioz se s’mund të jemi aleat kryesor në nivel kryeministri e pastaj armiq në nivel presidenti, se në një vend serioz ka një linjë që ndjek marrëdhënien në një raport special.

Kështu që çdo person burrë ose grua që është diametralisht i kundërt në këto anomali do e sillte në normalitet edhe institucionin tjetër në anën e bulevardit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat