“Skifteri” i banesave, arrestohet 26-vjeçari në Dibër

Shqipëria

“Skifteri” i banesave, arrestohet 26-vjeçari në Dibër

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:52
foto ilustrim

Një 26-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve. Në pranga është vënë F. K., 26 vjeç, banues në Peshkopi.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 26-vjeçari, është autori disa vjedhjeve. Gjatë orëve të vona të natës, ai dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë (në një kancelari dhe në banesa).

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky person.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat