Një ngjarje e rëndë ka ndodhur fshatin Lus i Vogël në Kavajë.
Mësohet se një 75-vjeçare e identifikuar si L.X., është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj.
Gruaja është gjetur nga familjarët dhe në trup nuk ka shenja dhune. Policia bën me dije se nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.