Gazetari Robert Papa, deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste, ku i kërkoi SPAK që të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha, e krahasoi me Enver Hoxhën.
Duke folur për MCN TV, Papa deklaroi se Edi Rama ndërhyn te mekanizmat e drejtësisë, duke thënë se prangat janë shumë afër tij me inceneratorët.
“Me këtë gjuhë flasin vetëm regjimet autokratë, gjysmë diktatoriale ose diktatoriale. U caktuan tre sekretarë të rinj tha. Ai është në një lloj euforie e quan sukses që do të legalizojë kanabisin qoftë edhe për përdorim mjekësor. Rama mban kongres, paralelja është me Fidel Kastron që fliste 4-5 orë në Kongreset e partisë. Nuk është rastësi që falënderoi Gramoz Ruçin, ministrin e Ramiz Alisë, vazhdon të ruajë vazhdimësinë e Partisë së Punës.”
I pyetur nëse duhet të pranohet që SPAK të qëndrojë në heshtje, kur akuzohet një ish-kryeministër, sipas tij gjithçka bëhet për të ndaluar Berishën.
“Është më tepër dënim politik ndaj Berishës, mendoni se drejtues që vijnë para ’'0-ës do ta kishin falur Berishën. Ka dhe një prapavijë për ti thënë Berishës ndalo, mos shko më tej. Është akuzuar për non grata, procesi i DASH për non grata është shumë misterioz nga zyra shumë të ulëta. Nuk kam dëgjuar që Kim të thotë arrestoni Berishën. SPAK duhet ta nisë me çdo ish-Kryeministër, edhe këtë aktual. Askush nuk duhet të ketë imunitet nëse ka vjedhur, shkelur ligjin. Kjo që po bën Rama është luftë politike. Shfrytëzon platformën e partisë së punës për ti bërë presion SPAK.”
Lidhur me deklaratën e Ramës se drejtësia po ha majtas, Papa tha se nuk ka ngjyrë korrupsioni dhe se Edi Rama është super i korruptuar dhe se nuk ndalet te Alqi Bllako, por se korrupsioni shkon te Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj dhe Edi Rama.
“Nuk ka përgjegjësi individuale në qeveri, aq më tepër në Shqipëri nuk kanë shans që PPP-të, koncesionet mos të kalojnë në hallkat e mëdha, koha kur janë dhënë koncensionet në kohën e zgjedhjet. A do duan vendet e mëdha si SHBA që vendi të drejtohet nga një Lukashenko? Aktualisht Shqipëria nuk është vend demokratik real."