Plagoset rëndë i riu në mes të lokalit, dalin detajet e para

Shqipëria

Plagoset rëndë i riu në mes të lokalit, dalin detajet e para

Më: 9 prill 2022 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë.

Burimet për mediat raportojnë se është goditur disa herë me thikë një i ri.

Aktualisht i riu është transportuar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është tejet e rëndë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.

Mësohet sakaq, se sherri dhe më pas plagosja ka ndodhur në një lokal nate në shëtitoren e qytetit, në një kohë, ku në ambientet e saj kishte shumë klientë të pranishëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat