Shpendët e ngordhur tek rana e hedhur. Institucionet vihen në lëvizje.
Autoriteti i veterinarisë, policisë dhe Inspektoriati Mjedisor mbërrijnë në vendin ku janë gjetur pulat. Nisin verifikimet në lidhje me rastin.
Kujtojmë se sot bregdeti i renës së hedhur në Shëngjin, është mbuluar nga pulat e ngordhura. Ende nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zonë, apo janë sjellë nga dallgët e detit.
Deri tani në terren nuk janë parë asnjë nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar situatën e cila ndodh në një kohe që gripi i shpendëve ka prekur dhe vendin tonë e deri me tani kemi mijëra pula të ngordhura.