Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet pakistanezi në Shkodër

Shqipëria

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet pakistanezi në Shkodër

Më: 10 prill 2022 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, duke u bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të dhënies ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hoti”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 35 vjeç, banues në Swat, Pakistan.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, së bashku me 6 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se do t’i kalonte për në Mal të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër, kundrejt pagesës, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat