Dimër në pranverë, nisin reshjet e dëborës në bypass-in e Murrizit

Shqipëria

Dimër në pranverë, nisin reshjet e dëborës në bypass-in e Murrizit

Më: 10 prill 2022 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Stina e dimrit si duket nuk ka kaluar ende, pasi reshjet e dëborës janë kthyer në qarkun Dibër.

Prej orës 18 e 30 kanë nisur reshjet e borës në Byppasin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.

Reshjet e borës kanë qenë intensive teksa për pak minuta kanë krijuar shtresën e bardhë. Ndonëse kjo borë është e papritur për autoritetet, këto të fundit i ka gjetur në befasi dhe rrezikon të paralizojë qarkullimin e automjeteve.

Temperatura në Qafën e Murrizit është -1gradë celsius, çka favorizon vijimin e reshjeve dhe ngricave në orët e mbrëmjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat