Kryeministri Edi Rama mbërriti ditën e djeshme në Gjermani në kuadër të një vizitë zyrtare, ndërsa sot do të takohet me kancelarin Olaf Scholz.
Takimi është planifikuar të ndodhë pasdite, rreth orës 18:00, ndërsa tema që pritet të diskutohet lidhet me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë por edhe kriza e shkaktuar si pasojë e luftës.
Po ashtu do të diskutohen dhe çështje të tjera që prekin dy vendet, si ekonomia dhe politika e jashtme.
Pas takimi do të ketë dhe një konferencë për mediat të kryeministrit dhe kancelarit, ku do të mësohet dhe qëndrimi që ka Gjermania sa i përket integrimit të vendit, në kontekstin e një rendi të ri në Europë, ku Ukrania ndodhet nën sulm nga Rusia.
Takimi do të mbyllet me një darkë informale të Ramës me Sholz.