Takimi i Ramës me kryebashkiaken Giffey në Gjermani, dhuratat që shkëmbyen me njëri-tjetrin. Përse u ndalua në rrugë

Shqipëria

Takimi i Ramës me kryebashkiaken Giffey në Gjermani, dhuratat që shkëmbyen me njëri-tjetrin. Përse u ndalua në rrugë

Më: 11 prill 2022 Në ora: 14:26
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani. Atje ka zhvilluar takim edhe me kryetaren e bashkisë Franziska Giffey, me të cilën shkëmbyen dhurata.

Giffey i dhuroi Ramës një skulpturë, ndërsa kryeministri ishte kujdesur që dhurata për kryebashkiaken të ishin një model artizanal i këpucëve tradicionale shqiptare, të bëra tërësisht me dorë.

Pasi doli nga bashkia, kryeministri u ndalua nga një qytetar, i cili kërkoi autografin e Ramës për tre kopertina të librit të tij.

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të qëndrojë edhe nesër për të zhvilluar takimet me zyrtarët e lartë të shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat