Drejtoria e transportit rrugor ditën e sotme ka nxjerë lejen e re të qarkullimit me një cmim 2100 nga 3000 Lek që paguhet për dokumentet aktuale të mjetit.
Dokumenti i ri eleminon certifikatën e pronësisë.
Hiqen vulat e kontrollit teknik (kolaudimit) nga dokumenti i ri duke e bërë të mos skadojë për mungesë hapësirë vulash.
Gjithashtu eliminohet nevoja për leje Ndërkombëtare mjeti sepse dokumenti i ri vjen me format e kode universale.
Prokati i ri del me 10 elemente sigurie dhe me material NEOBOND që nuk dëmtohet nga lagia e me rezistencë ndaj grisjes si edhe me QR Code, njofton DPSHTRR.