SHBA sanksionoi Aqif Rakipin dhe Yllin Ndoqi, reagon Blinken

Shqipëria

SHBA sanksionoi Aqif Rakipin dhe Yllin Ndoqi, reagon Blinken

Më: 11 prill 2022 Në ora: 17:26
Antony Blinken

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të venë para përgjegjësisë ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin europian të rajonit, u shpreh Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kjo pas lajmërimit për vendosjen e sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj shtatë individëve në Ballkanin Perëndimor, mes të cilëve Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi.

Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit i dënojnë këta individë për aktivitetet destabilizuese dhe korruptive në Ballkanin Perëndimor, thekson Blinken përmes një njoftimi në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat